Vjedhin 38 mijë euro, arrestohet grupi prej pesë personave të dyshuar

Kronikë e zezë

Vjedhin 38 mijë euro, arrestohet grupi prej pesë personave të dyshuar

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një grup prej pesë personave pasi, ditë më parë ata kanë hyrë në shtëpinë e viktimës A.M. në fshatin Sazli të Ferizajt dhe nga aty kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro.

Sipas policisë, vjedhja kishte ndodhur më 3 nëntor. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. 

|Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k  16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro. Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura ,të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur. Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat