Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për mediat vendore se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.
Aksident i rëndë në hyrje të Podujevës, dyshohet për të vdekur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Podujevës.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Te Qershiat’, ndërsa dyshohet edhe për të vdekur.