Grabitin para nën kërcënimin e armëve, dënohen dy persona - Bota Sot
Grabitin para nën kërcënimin e armëve, dënohen dy persona

Kronikë e zezë

Grabitin para nën kërcënimin e armëve, dënohen dy persona

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Xh.B dhe E.I për shkak se kanë kryer një grabitje me armë duke grabitur paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë euro, një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind euro.

Gjykata thotë se me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njëjti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara e hapë derën, i pandehuri ia drejton armën të cilën e mbante në dorë, e shtyn derën  me forcë, futet brenda, pas tij hynë edhe i pandehuri E.Z  me sopat në dorë dhe pasi i pandehuri Xh të njëjtës i drejtohet me fjalët “Qiti paratë” e kapë të dëmtuarën për flokë dhe me armë drejtuar pas shpine, e detyron të ngjitet në katin e dytë dhe nga sirtari merr paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë euro, gjersa i pandehuri i dytë E.Z, me sopat në dorë qëndron në katin e parë tek e dëmtuara E, se cilës i kërcënon se do të ua hekë kokën asaj dhe fëmiut të saj nëntë muajsh po qe se lëvizë, nga e cila merr një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind euro dhe së bashku largohen nga vendi i ngjarje.

“Me këto veprime të pandehurit Xh.B dhe E.I si bashkë kryes kanë kryer vepër penale grabitje. Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 500 euro e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 euro, si dhe dënim me burg ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I njëjti obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale , gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditës h nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi . Të pandehurit E.Z, gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 euro, si dhe dënim me burgim ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I njëjti u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 50 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 euro e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi . Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat