43 aksidente brenda 24 orëve, Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

Kronikë e zezë

43 aksidente brenda 24 orëve, Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit  në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, 15 prej të cilëve kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 28 sosh me dëme materiale, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.

Për kundërvajtje, Policia ka gjobitur 1,444 drejtues të automjeteve.

Ndërsa për vepra të tjera penale, janë arrestuar 15 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat