E kërcënojnë në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogoc, policia gjen disa gëzhoja fishekësh

Kronikë e zezë

E kërcënojnë në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogoc, policia gjen disa gëzhoja fishekësh

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:09
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Gllogoc me datë 19.11.2019, në orën 23:15, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar policinë se disa persona kanë hyr dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë se tij.

Sipas njoftimit të policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te prokurorit rasti është iniciuar si ‘Kanosje’. Rastit është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat