Mirditë, një 26-vjeçar plagoset me armë zjarri

Kronikë e zezë

Mirditë, një 26-vjeçar plagoset me armë zjarri

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:50
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin qytetin e Rubikut, në zonën e Mirditës. Një person është plagosur me armë zjarri vetëm pak minuta më parë. Mësohet se rrugës për në Rubik, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht Alfred Lekën dhe më pas e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë.

Shkaqet e konfliktit ende nuk dihen, ndërsa 26-vjeçari Alfred Leka është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Në vendin e quajtur”Rreth i Eperm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat