Lëndohen në vend të punes pesë persona

Kronikë e zezë

Lëndohen në vend të punes pesë persona

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Pesë punëtorë që ishin duke punuar në ndërtesën 44 katëshe në Prishtinë janë lënduar, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lëndimin e pesë personave, derisa ka thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

 “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë, derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Nga policia nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve është bërë e ditur se organet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin.

“Me rastin po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatëse”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat