Hajnat vjedhin rreth 44 mijë euro në një lokal te ‘rruga B’ në Prishtinë - Bota Sot
Hajnat vjedhin rreth 44 mijë euro në një lokal te ‘rruga B’ në Prishtinë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin rreth 44 mijë euro në një lokal te ‘rruga B’ në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një menaxhere lokali në Rrugën B në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466 euro. 

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raporti plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. B, Prishtinë 28/29.11.2019-22:30-07:30. Ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466€. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat