I ndalohet vetura pasi kontrabandonte ushqim dhe cigare nga Serbia

Kronikë e zezë

I ndalohet vetura pasi kontrabandonte ushqim dhe cigare nga Serbia

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Në fshatin Muçibabë të Gjilanit raportohet se njësitë policore kanë ndalur automjetin me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një i dyshuar, me të cilin transportoheshin artikuj te ndryshëm ushqimor, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako me  cigare për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti.

Dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë  ka hy përmes rrugëve ilegale.

Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij iniciohet rasti, automjeti dhe malli konfiskohet dhe te njëjtit janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat