E tmerrshme: Klinasi e gjen një kafke njeriu në ujëvare

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Klinasi e gjen një kafke njeriu në ujëvare

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Volljak të qytetit të Klinës. Aty në qytetarë derisa ishte duke e pastruar rrugën që çon tek ujëvara, ka hasur në një kafkë, e cila dyshohet të jetë kafkë e njeriut,  raporton Policia e Kosovës.

Rastin, ky person e ka lajmëruar menjëherë në policinë e Kosovës. Këta të fundit i kanë nisur hetimet në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

“Fsh. Volljak, Klinë 30.11.2019 – 13:05. Është raportuar se një mashkull K/Shqiptar deri sa ka qenë duke pastruar rrugën për në ujëvarë, ka hasur në një kafkë e cila dyshohet të jetë kafkë e njeriut. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar edhe Instituti mjeko Ligjor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtyre të fundit, rasti në procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat