Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 22:00.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kamnik”, ku dyshohet se tre persona të maskuar kanë hyrë tek marketi “Kam” për të grabitur.
Të njëjtit nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë nga arka e marketit,.
Vlera e të hollave të vjedhura raportohet të jetë diku rreth 2 mijë e 900 euro. Rasti është duke u hetuar teksa nuk raportohet për të arrestuar.