Plagos vetën aksidentalisht, gjatë pastrimit të shtëpisë - Bota Sot
Plagos vetën aksidentalisht, gjatë pastrimit të shtëpisë

Kronikë e zezë

Plagos vetën aksidentalisht, gjatë pastrimit të shtëpisë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër më Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek.

“Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat