Personi me probleme mendore rreh familjaren, arrestohet - Bota Sot
Personi me probleme mendore rreh familjaren, arrestohet

Kronikë e zezë

Personi me probleme mendore rreh familjaren, arrestohet

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 11:32
Ilustrim

Një person është arrestuar në Komunën e Gjilanit, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht familjaren e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari, sipas raportit të policisë, ka probleme mendore dhe edhe më parë kishte pasur raste të tilla të dhunës në familjes.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjilan  08.12.2019-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Rome, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari ka probleme mendore i cili edhe më parë kishte pasur raste të tilla të dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat