Falsifikuan mbi 5 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar - Bota Sot
Falsifikuan mbi 5 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Falsifikuan mbi 5 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:40
Parate e falsifikuara

Departamenti i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Ferizajt ka arrestuar dy personave të cilët dyshohen për falsifikim të parave.

Përmes një komunikate, policia ja bërë të ditur se në veturën e të dyshuarve kanë gjetur të fshehura kartëmonedha të falsifikuara.

“Me datën 6 dhjetor 2019 nga pikëkalimi kufitar në Glloboçicë njësitet policore kanë marrë informatë për një rast dyshimi për ‘falsifikimin e parasë’, ku të dyshuarit tashmë të arrestuar janë ndaluar nga Policia Kufitare, të cilët gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve kanë gjetur të fshehura kartëmonedha të falsifikuara. Persona e arrestuar lidhur me këtë rast janë: B. A. lindur me 1993 m/sh/maqedonas; V. H. lindur me 1987 m/sh/maqedonas”, theksohet në komunikatë.

Policia ka theksuar se kontrollimi i të dyshuarve është bërë me kërkesë të hetuesve policorë të Kaçanikut, të cilët kishin informatë se të dyshuarit kanë bërë pagesë në një pompë të derivateve me bankënota të falsifikuara, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë kontrollit të hollësishëm nga Policia Kufitare PKK-Glloboçicë janë gjetur (2×500.00€, 11×100.00€, 60×50.00€) në total 73 kartëmonedha në vlerë prej 5.100.00 € Të gjitha këto kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara me autorizim të prokurorit të shtetit si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht dhe do të dërgohen për ekzaminim në Agjencinë Kosovare për Forenzikë”, thekson komunikata.

Po ashtu, policia bën të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të angazhuar sipas detyrës.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat