Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona - Bota Sot
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Kçiq.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Kështu ka bërë të ditur për meidan, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka shtuar se sipas rrethanave në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës ndërmjet veturave të përfshira në këtë aksident. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat