Godet një beton me veturë, humbë jetën pasagjeri

Kronikë e zezë

Godet një beton me veturë, humbë jetën pasagjeri

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 13:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një serb ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Graqanicë.

Sipas Policisë, viktima ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graqanicës, ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat