Organizoi lojëra të fatit ilegalisht, arrestohet një person në Suharekë

Kronikë e zezë

Organizoi lojëra të fatit ilegalisht, arrestohet një person në Suharekë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Në Suharekë të shtunën është arrestuar një person.

“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit”, njofton raporti policor.

Si prova materiale janë konfiskuar disa zhetona, letra bixhozi, një telefon mobil dhe 1790 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat