Gjuajtën me armë zjarri në aheng familjar dhe postuan video në rrjete sociale, arrestohen dy pejanë - Bota Sot
Gjuajtën me armë zjarri në aheng familjar dhe postuan video në rrjete sociale, arrestohen dy pejanë

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë zjarri në aheng familjar dhe postuan video në rrjete sociale, arrestohen dy pejanë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit kishin gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, ndërkaq videoja e këtij momenti i kishte rënë në duar policisë të cilët edhe i kanë identifikuar të dyshuarit

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e policisë së Pejës.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 20.01.2020, në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video incizim i cili është shpërnda në rrjetet sociale, se dy të dyshuar me datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.

Me të marrë informatën e lartcekur, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar. Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar: · J.G. i lindur me (1985) m/k/sh · E.A. i lindur me (1988) m/k/sh”, thekson policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar armë zjarri dhe fishekë.

“Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:  një (1) pistoletë e tipit mod. 35. auto, cal 8mm, një (1) pistoletë P.A.K. model BLOË TR17, cal 9 mm, një (1) fishek 9mm”, thekson policia.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat