Ja çka gjeti policia në vendin ku u vranë çifti nga Prizreni

Kronikë e zezë

Ja çka gjeti policia në vendin ku u vranë çifti nga Prizreni

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:20
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen  e djeshme të çiftit nga Prizreni.

Policia e Kosovës ka thënë se në shtëpinë e tyre, pa shenja jetë është gjetur çifti bashkëshortor (një mashkull dhe një femër).

Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku. Në trupin e viktimave vërehen plagë nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat