Një 22-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur, në Kamzë, pasditen e djeshme.
Pas abuzimit vajza ka folur me prindërit, të cilët më pas kanë bërë denoncimin.
Policia vuri në pranga Ardit Domi, por ky i fundit nuk e ka pranuar krimin.
Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.