Vdes një femër në Lipjan pasi goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Vdes një femër në Lipjan pasi goditet nga vetura

Më: 31 janar 2020 Në ora: 10:14
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e goditjes nga vetura një femër ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa policia ka treguar se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari ka ngarë automjetin në mënyrë të pasigur.

Viktima pas goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga ku më pas është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat