E la të vdekur motoçiklistin, katër vjet e 10 muaj burgim për shoferin - Bota Sot
E la të vdekur motoçiklistin, katër vjet e 10 muaj burgim për shoferin

Kronikë e zezë

E la të vdekur motoçiklistin, katër vjet e 10 muaj burgim për shoferin

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallë fajtor të akuzuarin H.B pasi nga pakujdesia në fshatin Grabovc kishte goditur motoçiklistin D.B, i cili kishte ndërruar jetë pas plagëve të marra vitin e kaluar.

Dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe H.B do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 23.08.2018 e deri me datë 21.02.2019.

Ai është dënuar për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“I akuzuari H.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 23.08.2018 rreth orës 14.50 në rrugën rajonale Fushë Kosovë – Gllogoc, në fshatin Grabovc i Vogël , i akuzuari H.B deri sa ishte duke drejtuar automjetin transportues, nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës e kishte goditur motoçiklistin D.B dhe si pasojë e goditjeve kishte ndërruar jetë tani i ndjeri D.B”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat