Polici shpëton nga më e keqja nip e dajë nga përleshja me thika në Podujevë - Bota Sot
Polici shpëton nga më e keqja nip e dajë nga përleshja me thika në Podujevë

Kronikë e zezë

Polici shpëton nga më e keqja nip e dajë nga përleshja me thika në Podujevë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 13:52
Ilustrim

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur rreth orës 12:30 në qendër të Podujevës.

Dy persona (nip e dajë) janë përleshur fizikisht duke përdoru madje edhe thikat. Mirëpo, për fat të mirë, ishte një polic (S.M.) i kësaj ane që nuk lejoi të ndodhë më e keqja.

Ai qëlloi në vendin e ngjarjes duke ndërhyrë dhe shmangur konfliktin mes familjarëve.

Dëshmitarët kanë treguar se përpos armëve të ftohta, aty janë përdorur edhe sprej.

Mësohet se polici në fjalë është dërguar në spital, pasi mori lëndime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat