Është arrestuar një person për veprën penale “Kontrabandim me mallra”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 14:00 në fshatin Bllatë të Kamenicës ka arrestuar një person.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në automjetin transportues të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente përcjellëse dhe dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Me vendim te prokurorit aparatet u dorëzohen Doganës ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje.