Sezoni i gjuetisë mbyllet më 18 shkurt

Kronikë e zezë

Sezoni i gjuetisë mbyllet më 18 shkurt

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2019 – 2020.

“Sezoni i gjuetisë për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të mbyllet me 18 shkurt të këtij viti. Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër “- njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ndryshe, sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020, ishte hapur më 13 tetor të vitit 2019 dhe organizimi i gjuetisë gjatë kësaj periudhe është bërë nga menaxherët e vendgjuetive nën mbikëqyrjen e e MBPZhR-së dhe komunave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat