Aktakuzë për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës

Kronikë e zezë

Aktakuzë për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.C., për veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, sipas Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri I.C., në cilësinë e pronarit të kompanisë “Gogaj AG” në Deçan, më 29 gusht 2019, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë e vendit të punës, në atë mënyrë, derisa punëtori i kësaj kompanie, i dëmtuari V.Ç., ishte në depon e kompanisë në fjalë për tërheqjen e një dush-kabine, në momentin kur i dëmtuari tërheq paketimin, anojnë edhe disa paketime tjera, me ç’rast e godasin të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat