I gjejnë armë në shtëpi, arrestohet 52-vjeçari

Kronikë e zezë

I gjejnë armë në shtëpi, arrestohet 52-vjeçari

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, njësiti i hetimeve, të hënën, gjatë punës rreth një rasti “dhunë në familje”, derisa i dyshuari ishte duke u intervistuar lidhur me këtë rast, Policia është informuar se i dyshuari posedon armë.

Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhëresë të gjyqtarit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit A. I., lindur më 1968, i komunitetit egjiptian.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie, dhjetë copë fishekë 16mm, një pistoletë 7.65mm, një fishekë cal. 7.65 mm, një pistoletë Ekol special 99 dhe gjashtë fishekë cal.7.65 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat