Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Bërnicë

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Bërnicë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Bërnicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe të përfshira kanë qenë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 12:30 në fshatin Bërnicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat