Kryen grabitje të armatosur në dhjetor të vitit të kaluar, arrestohen dy persona - Bota Sot
Kryen grabitje të armatosur në dhjetor të vitit të kaluar, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Kryen grabitje të armatosur në dhjetor të vitit të kaluar, arrestohen dy persona

Më: 5 mars 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të cilët më 15 dhjetor të vitit të kaluar kishin kryer grabitje të armatosur në fshatin Milloshevë komuna e Obiliqit.

“Lidhur me rastin me datën 04.03.2020 në dy lokacione janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën e cekur.

Te njëri prej të dyshuarve gjatë kontrollit është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me 4 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat