Arrestohen 4 persona gjatë orëve të fundit, për çfarë akuzohen

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona gjatë orëve të fundit, për çfarë akuzohen

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

Katër persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës vuri në pranga 21-vjeçarin S.D. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të këtij të fundit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht drejtuesi A. D., për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan edhe 23-vjeçarin K. Z., sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Ndërsa 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A. K., u arrestua pasi shkeli masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe goditi shtetasin A. J., në rrugën "Shaban Bardhoshi".

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, është ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat