Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, mbrëmë rreth orës 23:00, ka takuar gjashtë persona në rrugët e fshatit Livoq i Epërm. Ata nuk e respektonin kohën e lëvizjes, dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës Nr. 130/2020 lidhur me oraret e cekura në urdhëresë.
Personat e cekur shqiptar, shtetas të Kosovës nuk kanë pas arsye bindëse apo leje valide për të lëvizure në atë kohë.
Sipas policisë, ata jenë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të gjithëve është caktuar masa e ndalimit për dyzet e tetë orë .
Vlen të përkujtohet se në bazë të KP “Neni 250, mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy vjet”.