Dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren në Viti, Gjykata i cakton masën e paraburgimit

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren në Viti, Gjykata i cakton masën e paraburgimit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 14:36
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E. H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj”, thhuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas kësaj, E. H dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat