Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, 4 të arrestuar 55 në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, 4 të arrestuar 55 në procedurë të rregullt

Më: 24 prill 2020 Në ora: 11:00
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar dhe 55 janë ndaluar e shoqëruar në stacionin policor për të vazhduar në procedurë të rregullt, gjatë 24 orëve të fundit për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes në kohën e pandemisë.

Sipas policisë, në fshatin Sige të Pejës, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit janë ndaluar me një veturë në të cilën janë gjetur dhe konfiskua një pistoletë ajrore, një pistoletë e ndryshkur si dhe pajisje elektronike ,vegla pune dhe pije alkoolike. Të dyshuarit po ashtu nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Kurse, në fshatin Korminjan, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, si dhe dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. I dyshuari është përcjell nga ana e patrullave policore deri në SPK-Dheu i Bardhë dhe pas kontrollimit mjekësor i njëjti është dërguar në Karantinë në Prishtinë.

Ndërkohë, në regjionin e Prishtinës janë ndaluar 11 persona për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, dy në Obiliq, një në Drenas, një në Partesh, tre në Ferizaj, 29 në Prizren, 7 në Suharekë dhe një në Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat