​Një person në Mitrovicë gjendet i varur në litar

Kronikë e zezë

​Një person në Mitrovicë gjendet i varur në litar

Më: 9 maj 2020 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një person është gjetur sot paradite pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është e moshës 38 vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat