‘Ai është monstër’ Dëshmia e 18 vjeçares që u abuzua seksualisht nga i ati

Kronikë e zezë

‘Ai është monstër’ Dëshmia e 18 vjeçares që u abuzua seksualisht nga i ati

Më: 13 maj 2020 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një 37 vjeçar u arrestua këtë të mërkurë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj të bijës 18 vjeçare.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në Maliq të Korçës, teksa është zbardhur dhe një pjesë e dëshmisë së vajzës, e cila e ka denoncuar të atin pas shumë rasteve të ngacmimit seksual.

18 vjeçarja është shprehur para hetuesve se i ati është i varur nga alkooli e droga dhe se në shumë raste ai ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

 “Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është mostër”, mëson abcnews, të ketë thënë 18 vjeçarja.

37 vjeçari ishte në proces divorci me të shoqen. Rezulton se ai ishte përdorues i drogës dhe gjithashtu një person problematik, pasi disa vite më parë ka tentuar të vetdigjet para prokurorisë së qytetit si dhe ka qenë më parë i arrestuar pasi ka goditur dy punonjës policie.

Në lidhje me rastin, bashkëshortja e tij është shprehur se ai duhet të qëndrojë në burg, pasi në të kundërt do të jetë ajo që do ta bëjë vetgjyqësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat