Mashtrohet pronari i një kompanie farmaceutike, i marrin të holla

Kronikë e zezë

Mashtrohet pronari i një kompanie farmaceutike, i marrin të holla

Më: 14 maj 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim.

Viktima të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë.

Pronarët legjitim kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar të holla nga viktima.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat