Iu gjetën armë dhe fishekë gjatë bastisjes, arrestohet i dyshuari nga Vitia

Kronikë e zezë

Iu gjetën armë dhe fishekë gjatë bastisjes, arrestohet i dyshuari nga Vitia

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:50
Ilustrim

Policia e Kosovës dje pas urdhëresës së gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari nga Vitia.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, 273 fishekë të kalibrit 7.62mm. dhe 15 fishekë të kalibrit 12mm.

Ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e tri mjeteve shpërthyerës (granat dore).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat