​Tentim vrasja në Jahoc, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohen armë - Bota Sot
​Tentim vrasja në Jahoc, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohen armë

Kronikë e zezë

​Tentim vrasja në Jahoc, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohen armë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, pas një pune efektive dhe intensive operativo-hetimore, sot ka realizuar plan operativ - bastisje me urdhër te gjykatës, në shtëpinë e dyshuarit Z.P. në fshatin Jahoc të kësaj komune.

Kontrolli është realizuar në lidhje me rastin vrasje në tentativë, i ndodhur më 26 prill dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, si dëshmi, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar: një arme automatike e tipit AK-47, e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast, e cila ka qenë pa karikator, një armë tjetër automatike, e tipit AK-47 se bashku me një karikator me 15 fishekë si dhe 3 karikatorë me 76 fishekë.

I dyshuari Z.P. i lindur më datë 1992, nga fshati Jahoc i komunës së Gjakovës, është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencën e mbrojtësit, dhe ka pohuar se ka kryer veprën në mënyrë aksidentale.

Me vendim të prokurorit të çështjes, personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat