Dënohen me nga një muaj paraburgim një maroken dhe një palestinez që vodhën nga veturat në Prishtinë - Bota Sot
Dënohen me nga një muaj paraburgim një maroken dhe një palestinez që vodhën nga veturat në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dënohen me nga një muaj paraburgim një maroken dhe një palestinez që vodhën nga veturat në Prishtinë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.K.dhe M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, për shkak se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe të njëjtit me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të kthehen përsëri në vendin e tyre në Marok dhe kështu mund edhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu nëse do të jenë në liri të njëjtit se mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Të pandehurit S.K. dhe M.G. dyshohen se me datë 17.05.2020, rreth orës 09:00, me qëllim të përfitimit të tyre, në mënyrë të kundërligjshme kishin shkuar mbrapa Interexit në Prishtinë në afërsi të QKUK-së, dhe duke vërejtur veturat e parkuara të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy persona të pa njohur deri me tani, kishin filluar që me mjet të fortë fillimisht ti thyejnë xhamat e veturave që kanë qenë të parkuara në parking ku kishin marr parfume, telefona dhe syze dhe në tentim për të ikur të njëjtit janë arrestuar nga policia në oborrin e QKUK-së”.

.Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat