Kërcënon policin se ia kishte arrestuar babain më parë, arrestohet një person në Mitrovicë - Bota Sot
Kërcënon policin se ia kishte arrestuar babain më parë, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Kërcënon policin se ia kishte arrestuar babain më parë, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 25 maj 2020 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, i cili derisa kishte qenë duke vozitur veturën, njëri prej pasagjerëve kishte kërcënuar një polic, me motivin se ai më parë ia kishte arrestuar babain.

Në veturë kanë qenë tre pasagjerë dhe ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:00 në Mitrovicë.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat