Dyshohet se dhunoi një 15-vjeçare në Skenderaj, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi një 15-vjeçare në Skenderaj, arrestohet një person

Më: 30 maj 2020 Në ora: 20:27
Ilustrim

Një person nga Skenderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”, ka thënë Zahiti.

Media merr vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat