Dy fëmijë mbetën të lënduar në një aksident rrugor në Rinas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, ku mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.
Siç raporton OraNews, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët në mjet një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar, te cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.