​Policia e Kosovës jep detaje nga aksident në Zabel të Ulët

Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës jep detaje nga aksident në Zabel të Ulët

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë sot në Zabel të Ultë të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, sipas të cilit në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14.45 në rrugën Drenas-Komoran, kanë qenë të përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë.

“Personat e lënduar janë transportuar për në Emergjencë në Prishtinë. Njësitet relevante policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Hoxha.

Aksi rrugor Drenas-Komoran, i cili ishte mbyllur pas rastit të aksidentit, është rihapur për qarkullim rreth orës 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat