Vidhen para në një xhami në Istog - Bota Sot
Vidhen para në një xhami në Istog

Kronikë e zezë

Vidhen para në një xhami në Istog

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se me datën 13 qershor, në një xhami në fshatin Gurakoc, Komuna e Istogut, është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë nga ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për persona të varfër.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH. H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat