I hyjnë në shtëpi me maska, i zoti i shtëpisë në Pejë i gjuan me armë zjarri - Bota Sot
I hyjnë në shtëpi me maska, i zoti i shtëpisë në Pejë i gjuan me armë zjarri

Kronikë e zezë

I hyjnë në shtëpi me maska, i zoti i shtëpisë në Pejë i gjuan me armë zjarri

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Qyshk të Pejës dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar se ua ka kthyer në të njejtën mënyrë, duke gjuajtur me armë në drejtim të tyre.

Ndërkaq, Policia e Kosovës më pas ka arrestuar pronarin e shtëpisë për shkrepje të armës në drejtim të të panjohurëve.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, teksa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat