Kapen dy thasë me mbi 7 mijë pako të cigareve të kontrabanduara në Pejë

Kronikë e zezë

Kapen dy thasë me mbi 7 mijë pako të cigareve të kontrabanduara në Pejë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:34
Ilustrim

Janë gjetur dy thasë të mbushur me pako të cigareve të kontrapanduara mbrëmë para mesnatës në Pejë.

Siç njofton Policia, në thasë ishin 7,500 pako cigare, ndërsa ato u kapën gjatë implementimit të një plani taktik.

“Pejë 17.06.2020-22:30. Raportohet se njësitë policore gjatë implementimit të një plani taktik lidhur me aktivitete kriminale, gjatë patrullimit kanë hasur në dy thasë të mbushur me pako me cigare të kontrabanduara. Gjatë verifikimit të mallit është konstatuar kishin qenë gjithsejtë 7,500 pako cigare”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës dhe prokurori i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat