Sherr mes dy personave në Vlorë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari, kapet autori 15 -vjeçar

Kronikë e zezë

Sherr mes dy personave në Vlorë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari, kapet autori 15 -vjeçar

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Plagoset për vdekje me thikë një 26-vjeçar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 qershor).

Aleksandër Petanaj është dërguar me urgjencë në spital, pro nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.” – njofton policia.

26-vjeçari ka qëndruar mbi 4 orë në sallën e operacionit, por mjekët s’kanë mundur të bëjnë dot gjë për ta shpëtuar.

Ai është goditur me thikë pranë zemrës dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-ushqimores", ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Aleksandër Petanaj.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm (19 qershor) është kapur autori i dyshuar vrasjes së 26-vjeçarit.

Mësohet se ai është G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat