Biznesmenit i vënë gjobë, shkon të dorëzojë paratë me polici, autori hap zjarr - Bota Sot
Biznesmenit i vënë gjobë, shkon të dorëzojë paratë me polici, autori hap zjarr

Kronikë e zezë

Biznesmenit i vënë gjobë, shkon të dorëzojë paratë me polici, autori hap zjarr

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 06:30
Ilustrim

Një biznesmeni i është vënë gjobë dhe ka njoftuar policinë e cila e çoi në vendin e dorëzimit të parave, por kur autori pikasi kurthin, hapi zjarr me armë dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Histori tipike e filmave aksion ndodhi në Bulqizë, raporton noa.al e cila sjell detaje nga ngjarja.

Gjithçka precipitoi sot kur Gëzim Balla (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim, duke treguar se është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.

Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar biznesmenin Gëzim Balla.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi kur pikasi kurthin.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:15 minuta, ndërsa paraprakisht si shkak dyshohet se ka qenë tenderi i një rrugë në këtë zonë, një investim me vlerë 380 mln lekë, fond i bashkisë Bulqizë, të cilën e kishte marrë biznesmeni. Po ashtu një tjetër pistë që po hetohet është se biznesmeni  Balla ka pasur edhe një galeri kromi në Bulqizës.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por nuk dihet nëse ky është një paralajmërim për biznesmenin apo autorët kishin qëllim ekzekutimin e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja automatiku, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat