Vidhet arka e një xhamie në Gjilan - Bota Sot
Vidhet arka e një xhamie në Gjilan

Kronikë e zezë

Vidhet arka e një xhamie në Gjilan

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë vjedhur para nga arka e një xhamie në fshatin Malishevë në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet fjalë për shumën prej 50 eurosh.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 dhe në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

“Fsh. Malishevë – Gjilan 20.06.2020-23:00. Është raportuar  se persona te panjohur kishin hyrë në objektin fetar (xhami) dhe nga arka kishin vjedhur  50€. Njësiti policor ka dalur në venin e ngjarjes, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat