Në Komoran, çifti kapet me mbi 2 kilogramë marihunë në veturë

Kronikë e zezë

Në Komoran, çifti kapet me mbi 2 kilogramë marihunë në veturë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Është arrestuar një çift, pasi që në veturën e tyre janë gjetur mbi 2 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona për veprën “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që të dielën në ora 23:30 në Komoran është ndaluar vetura e tipit “Golf 4”, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë  gjetur dhe sekuestruar 2.125 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të dyshuarit, një femër dhe mashkull me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat